Video
E zënë gurët poshtë, vdes në minierën e Bulqizës minatori 20-vjeçar
E zënë gurët poshtë, vdes në minierën e Bulqizës minatori 20-vjeçarA. Shehaj
Lajme
Një minator i moshës 20-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme teksa punonte si çdo ditë të jetës së tij të shkurtër, në minierën e Bulqizës.
Viktima është Eduard Dama, i cili është zënë nga një masiv gurësh, teksa punonte në zonën D.
Për Eduardin dhe shumë moshatarë të tjerë, miniera është shpëtimi i vetëm dhe mundësia e vetme e punës në qytetin e Bulqizës. Pak kohë më parë emisioni investigativ italian "le Iene" bëri një reportazh në këtë zonë, ku ndër të tjera tregonte edhe kushtet e varfra të këtij qyteti, si edhe fëmijët e vegjël që grumbullonin krom.
Vetë Rama e quajti këtë program "kazan mediatik", por për ironi të fatit, ngjarja e rëndë e Eduardit në tregoi sot se "kazani" italian kishte të drejtë në çdo fjalë që thoshte.
JOQ.al