Video
“Është pa bukë o këlyshët e Erionit”, bashkiakët i sekuestrojnë bananet, burri shtrihet në mes të rrugës
"Është pa bukë o këlyshët e Erionit", bashkiakët i sekuestrojnë bananet, burri shtrihet në mes të rrugësF. Tenolli
Vec-e-jona
Një skenë vërtet e trishtueshme ka ndodhur tek sheshi “Shqiponja” ku disa policë bashkiakë i kanë sekuestruar një burri të gjorë, arkat me banane.
I trishtuar se i kishin hequr nga goja ato me të cilat ai siguronte bukën e ditës, sipas dëshmitarëve, burri është detyruar të shtrihet në rrugë në mes të makinave.
Ngjarja ka përshkallëzuar pasi ata e kanë marrë me forcë për ta shoqëruar në furgonin e policisë me dhunë.
Duke mos qenë i aftë të qëndronte në këmbë, ka mbërritur ambulanca dhe e ka shoqëruar burrin në moshë të mesme për në spital.
Djali i cili ka parë të gjithë ngjarjen, rrëfen se rreth tij u mblodhën shumë njerëz të cilët i bën thirrje ta linin të qetë shitësin e bananeve pasi varfëria e detyronte të shiste në rrugë për të siguruar mbijetuar.
Qytetari i cili ka parë të gjithë skenën ka shkruar për JOQ.al se:
Prsh JOQ te dogana te sheshi shqiponja nje burre shiste banana dhe ia moren. Ai vajti u shtri ne mes te rruges. Nuk po e fusnin dot brenda, sa erdhi policia e rendit e moren zvarre. Po e futen ne makin te policise pastaj e moren me ambulance. Po me rrenqethesja qe kur u shtri ne mes te autostrades po nuk e filmova dot ate skene. Njerezit po benin llafe me policet: lereni eshte pa buke me shpi o kelyshet e Erionit, nuk ju vjen gjynah te shtrihet ne mes te rruges cfare po i beni njerëzve, per buken e gojes ka dal nuk po vjedh, po nuk e vinte njeri ujin ne zjar. Flm juve qe ndimoni kimunitetin me keta legena qe kan vene.
JOQ.al