Video
Labi “i bën gropën” ish-drejtorit të burgjeve: Doje 20% për vezët dhe bulmetin
Labi "i bën gropën" ish-drejtorit të burgjeve: Doje 20% për vezët dhe bulmetinA. Shehaj
Lajme
Janë përballur sot me njëri-tjetrin dy ish-drejtuesit e burgjeve, Artur Zoto dhe Iliaz Labi. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ata kanë dëshmuar lidhur me gjyqin për tenderin e vezëve e bulmetit.
Labi tha se Zoto i kërkonte 20% të shumës një biznesmeni, e madje i kërkoi Zotos edhe të pranojë e të mos ketë turp për atë që kanë bërë.
Labi: Më tha të flisja me 1 biznesmen. Kërkonte 20% të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 mln lek te 1 lokal. 20 mln lekët ia dorëzova Artur Zotos në zyrë. Artur Zoto pranoje atë që kemi bërë mos ki turp.
Zoto e pyet: Kishte kamera në zyrën time. Kur jemi takuar?
Labi: Ka pasur. Ti i fikje sipas qejfit. Këtë e di mirë ti.
Kjo është përballja për herë të parë mes dy ish- drejtuesve të burgjeve te Krimet e Rënda. Raportohet se në seancë ka pasur tone të ashpra gjatë përballjes dhe iu tërhoq vëmendja disa herë nga trupi gjykues.
JOQ.al