Video
Gjykata i ul dënimin Ermal Hoxhës, sa vite i kanë ngelur nipit të Enverit?
Gjykata i ul dënimin Ermal Hoxhës, sa vite i kanë ngelur nipit të Enverit?A. Naçi
Lajme
Ditën e sotme është dhënë vendimi për dosjen "Xibraka". Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e të dënuarve që u arrestuan për trafik kokaine. Sipas vendimit, të gjithëve përfshirë këtu edhe Ermal Hoxhës iu ulet dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.
Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi
Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj
Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8
Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë.
Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg
Sajmir Batku 8.7 vite burg
Prokuroria më parë kishte kërkuar gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.Gjithashtu për nipin e ish-diktatorit, Enver Hoxha, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 13 vjet.
Dënimet e mëparshme të shkallës së Parë kishin qenë:
13 vite burg për Genc Xhixaj
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
11 vite burg për Gentian Gjonaj
12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.
11 vite burg për Kelmend Dalipn
13 vite burg për Sajmir Batku
Sipas një llogaritje të thjeshtë edhe 4 vite e 8 muaj i kanë ngelur Ermal Hoxhës që të dalë nga burgu.
JOQ.al