Video
Arkitektes së famshme i ikën mendja: Dua të bëj operacione plastike, të jem kukull
Arkitektes së famshme i ikën mendja: Dua të bëj operacione plastike, të jem kukullA. Shehaj
Kuriozitete
Një arkitekte e njohur ka lënë profesionin e saj, vetëm e vetëm për t'u bërë kukulla e parë Barbie në Poloni.
Anella An, nga qyteti Poznań, thotë se dëshira e saj më e madhe është që të maksimizojë format trupore, në mënyrë që të duket si një kukull plastike. 25-vjeçarja, e cila e quan veten "Kukulla e parë Barbie në Poloni", nuk ka ëndërruar gjithmonë që të ishte e tillë.
Pas një operacioni plastik në pjesën e hundës, Anella nuk ndalte dot së bëri operacione të tjera. Ajo shpenzoi plotë 30 mijë paund duke operuar buzët e gjoksin, por insiston se beli i hollë është i gjithi natyral.
Duke folur në një emision mëngjesi në televizion, vajza tha:
Gjithçka ndodhi në mënyrë shumë spontane. Nuk kisha planifikuar asnjë gjë. Të gjithë kemi komplekset tona. Edhe gjërat e vogla si flokët apo ndonjë gjë tjetër, shpesh na vënë në siklet. Unë doja të ndryshoja hundën dhe e bëra. Më pas mendova për të rritur përmasën e gjoksit dhe thashë" pse jo?" Më pas nisën ndryshimet e tjera dhe transformimi për t'u kthyer në kukull".
Anella, e cila ka rreth 40 mijë ndjekës në Instagram, ndan jetën mes qyteteve Poznań, Tricity dhe Mynihut. Ajo shprehet se i pëlqejnë gjërat e çuditshme, të veçanta dhe unike, e ndoshta kjo është edhe arsyeja pse edhe vetë është kaq e çuditshme.
JOQ.al