Video
Përmbytet Greqia, shkon në 14 numri i të vdekurve
Përmbytet Greqia, shkon në 14 numri i të vdekurveA. Naçi
Lajme
Katërmbëdhjetë persona kanë gjetur vdekjen nga përmbytjet që kanë përfshirë shtetin helen mëngjesin e sotëm, ndërsa disa të tjerë raportohen të zhdukur. Përveç shkatërimit dhe dëmtimeve materiale mësohet nga mediat greke se stuhia do të vijojë deri në fundjavë.
Ekathimerini shkruan se situata paraqitet më e rëndë në qytetin e Mandrës në perëndim të Athinës ku dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur, katër gra dhe tetë burra. Rojet bregdetare gjetën trupat e dy burrave që besohet se janë zhdukur në det nga përmbytja.
Vërshimet e përgjakshme i kthyen rrugët në rrëketë e baltës dhe mbeturinave në skajet e Athinës duke përmbytur shtëpitë dhe bizneset.
Përmbytjet erdhën pas një stuhie të rëndë gjatë natës që solli shi drejt zonës. Rrugët u kthyen në lumenj me baltë që transportonin automjete, duke i hedhur ato në shtylla të rrugëve dhe kundër gardheve dhe ndërtesave.
Departamenti i zjarrit tha se kishte marrë më shumë se 600 thirrje për ndihmë për të nxjerrë nga uji ndërtesat dhe kishte shpëtuar 86 njerëz të bllokuar në automjete dhe shtëpi.
JOQ.al