Video
Qeveria franceze zbarkon në kampin që denoncuan shqiptarët dhe jep lajmin e shumëpritur
Qeveria franceze zbarkon në kampin që denoncuan shqiptarët dhe jep lajmin e shumëpriturS. Bardhi
Vec-e-jona
Mëngjesin e djeshëm redaksia JOQ.al postoi disa foto të shkrepura në Metz të Francëz, ku tregohej se si jetonin azilkërkuesit shqiptarë dhe jo vetëm.
Qytetari që kishte nisur fotot ka shkruar:
Përshëndetje JOQ! Ja si jetojmë azilantat shqiptarë në Metz të Francës. Dua t’ju them që të mos vini këtu se është një katastrofë!”
Në këtë kamp, i cili quhet “Bilda” janë (ishin) të vendosur më shumë se njëmijë refugjatë nga vende të ndryshme, ku ata shqiptarë zinin një vend të madh.
Këtë të mërkurë vjen një lajm i mirë nga ky kamp, pasi qeveria franceze ka “zbarkuar” në kamp duke ju dhënë lajmin se të gjithë do të kenë një çati.
Është e përditshmja franceze La Republician Lorrain, e cila jep njoftimin dhe shkruan:
Në mëngjesin e ditës së sotme, Anoutchka Chabeau, Drejtor i Departamentit të Kohezionit Social, shkoi në kampin “Bilda” dhe foli para më shumë se njëmijë refugjatëve të mbledhur në hyrje të kampit, i cili është cilësuar si “kampi i turpit” për nga kushtet. Para këtyre refugjatëve, Chabeau tha: Që nga sonte, të gjithë do të keni një çati mbi kokë. Transferimi i refugjatëve dhe stabilizimi i tyre filloi menjëherë dhe ishte organizuar nga bashkia, e cila kishte vënë në dispozicion kamionë dhe autobusë për transferimin e njerëzve dhe mallrave.”
Në ndihmë të këtij aksioni erdhën edhe shumë organizata bamirësie, të cilat edhe pse nuk ishin njoftuar zyrtarisht nuk ngurruan të ofronin ndihmën e tyre.
Drejtori Chabeau u shpreh ndër tjera:
Ju do të keni ushqim deri sa të stabilizoheni pas vendosjes në banesa. Familjet që kanë fëmijë kanë përparësi.”
Ndërkohë, një shqiptar pjesë e kampit “Bilda” ka shkruar për JOQ.al pasi ka marrë lajmin:
Ja çfarë humanizmi bën qeveria franceze. I heq nga çadrat refugjatët dhe i vendos nëpër banesa, ndërsa qeveria shqiptare na mori shpirtin duke na lënë rrugëve. Më shumë se gjysma në këtë ish-kamp kemi qenë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.”
Një oficer i specializuar i policisë franceze ka thënë lidhur me këtë çështje:
Sinqerisht, nuk është e lehtë të dëbosh dikë kur ka humbur shpresat në vendin e tij.”/Përgatiti JOQ.al
JOQ.al