Video
Plas skandali në shkollat e Pogradecit, qytetarët nxjerrin hapur emrat e mësuesve të dyshuar
Plas skandali në shkollat e Pogradecit, qytetarët nxjerrin hapur emrat e mësuesve të dyshuarS. Bardhi
Lajme
Lidhjet familjare në Shqipëri janë shuam të rëndësishme, pasi popullsia është e lidhur ngushtë me zakonin dhe traditën.
Me gjithë të mirat e saj që ka kjo gjë, ka edhe anët negative, ku një ndër to është mbytja e meritokracisë dhe dhënia përparësi e atyre që ke gjak të familjes.
Është një fenomen që ka shoqëruar përherë administratën shtetërore të vendit dhe duket se jemi ende larg normave të meritokracisë e demokracisë për të fituar një vend pune.
Kështu, faqja lokale “Reagoj për Pogradecin”, ka denoncuar publikisht emërimet e tanishme në arsim.
Në denoncimin e faqes “Reagoj për Pogradecin”, e cila ndër tjera i bën thirrje Policisë së Krimit Ekonomik të ndjekë abuzimet, shkruhet:
SKANDALI ME EMERIMET NE ARSIM. Një denoncim i mbërritur në inbox na njeh me një tjetër SKANDAL me emërimet në sistemin arsimor në Pogradec. Zyra Arsimore në Pogradec e drejtuar nga ILIR TORRA nuk ka zbatuar ligjin për emërimin e mësuesve.
Behet fjale për mësues në lëndën Kimi. Nga 3 fituesit në portalin “Mësues Për Shqipërinë” qytetari bën me dije se vetëm një është emëruar konform ligjit,Celnik Torra i emëruar në Gusht.
Ndërsa, në 6 emërime të tjera drejtori Ilir Torra se ka përfillur fare renditjen e portalit. Qytetari bën me dije se vetëm një mësuese, Gisela Biba është favorizuar 3 herë në emërime nga një shkollë në tjetrën edhe pse ka mbaruar për Kimi është emëruar për Biologji.
“Sipas dispozitës Normative neni (me duket) 41 është e ndaluar që një mësuese që ka mbaruar vetëm për kimi të emërohet për biologji”, thotë qytetari.
Punësimet e dyshuara si të korruptuara:
1. Ermira Ademaj, nuk ndodhet në listën fituese
2. Gisela Biba Rotokal 2016
3. Gisela Biba Buçimas 2016
4. Evelina Kuqo, Grunjas, shkurt 2017 emërohet mësuese Bio-Kimie,nuk ndodhet ne listën e fituesve
5. Çelnik Kapri shkolla Gjergj Pekmezi
6. Gisela Biba diplomuar per Kimi , emeruar per Biologji “Koli Gusho”
FTOJMË POLICINË E KRIMIT EKONOMIK TË NDJEKË ABUZIMET NGA KREU I Z.A. ILIR TORRA.”
Që arsimi në Shqipëri është një rrumpallë ashtu si çdo sektor tjetër, kjo nuk do mend. Megjithatë denoncimi i mësipërm është goxha i rëndë, nëse është i vërtetë dhe vërtetohet nga prova, të cilat për momentin nuk janë në dispozion.
Kot themi dhe ne, këtu bëhesh ministër me anë të njohjeve e jo më mësues.
JOQ.al