Video
Si të ruhemi nga gripi i stinës duke zbatuar disa rregulla të thjeshta
Si të ruhemi nga gripi i stinës duke zbatuar disa rregulla të thjeshtaF. Tenolli
Kuriozitete
Kontakti i parë me sende apo objekte që kanë prekur të tjerët është një nga mënyrat më të rrezikshme që të prekeni nga gripi.
Duart duhen larë mirë me sapun sapo keni patur kontakt dorë më dorë, rekomandohet gjithashtu edhe përdorimi i solucioneve antibakterialë të duarve.
Luftimin e virusit në fazat e para të tij e ndihmon edhe sprajti për hundët që mund të gjendet në çdo farmaci.
Përsa i përket atyre që duhet të konsumojmë, rekomandohet supa me lëng pule.
Supa lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve pasqyron efekt antiinflamator.
E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.
JOQ.al