Connect with us

Pacolli tregon se nuk kishte çka të vishte në mbrëmjen e maturës (Video)

Video

Pacolli tregon se nuk kishte çka të vishte në mbrëmjen e maturës (Video)

Biznesmeni dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i është rikthyer kujtimeve të rinisë së hershme duke rrëfyer vështirësitë që e kanë shoqëruar në fillimet e veta, përpara se të shndërrohej në një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës.

Pacolli ka kujtuar momentin nga mbrëmja e tij e maturës kur nuk kishte veshjen e duhur si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

“Unë nuk kisha as veshjen adekuate atë natë. Gëzimi më i madh për mua ka qenë atë natë kur kam dalë pa zhurmë”, tha Pacolli në emisioinin Opinion të TV Klan.

Kur u bë i pasur, Pacooli thotë se nuk e ndjeu asnjëherë përçmimin për ata njerëz që në rini e përbuznin prej varfërisë.

“Më vjen keq vetëm se atyre u ka ngelur ora. Nuk kanë ecur me ritmin e kohës. Nuk janë ata fajtorë. Është një shoqëri e tërë”, tha Pacolli.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top