Connect with us

Basha: Olsi Rama synon koncesionin për mbikëqyrjen e TVSH-së dhe kryeministri po ia përgatit

Video

Basha: Olsi Rama synon koncesionin për mbikëqyrjen e TVSH-së dhe kryeministri po ia përgatit

Basha: Olsi Rama synon koncesionin për mbikëqyrjen e TVSH-së dhe kryeministri po ia përgatitF. Tenolli

Lajme

1

Lulzim Basha, kreu i PD u shpreh ditën e sotme në Parlament se me vendimin për faturat e TVSH, Rama po përgatit koncesionin për vëllain e tij.

Ai e akuzoi atë se me projektbuxhetin e viti 2018 po dëmtonte ekonominë e vendit dhe po favorizonte klientët e tij.

Basha foli edhe për deklaratën e Ramës mbi reportazhin në Bulqizë, që quajti një media të huaj “kazan”.

Kreu i opozitës u shpreh se:

Vjen këtu e dërdëllit me batuta. Me paratë e drogës ka ndërtuar këtë vend. Krimi po qarkullon paratë përmes sistemit bankar. Në buxhetin 2018 nuk ka asnjë politikë për zhvillimin e ekonomisë, i gjithi shkon për pasurimin e klientëve të Ramës. Ky buxhet është i kundërshtuar nga FMN. Olsi Rama synoi koncesionin për TVSH. Pak ditë më parë Rama u shfaq në shtëpinë e një familje të thjeshtë të Bulqizës. Para atyre njerëzve u shfaq me arrogancën e vet dhe gënjeu duke i fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës, të cilët mjerimi i ka kthyer në viktima të kromit, në përpjekje për të mbijetuar. A ka dramë më të madhe për një vend, se kur një gazetare e huaj i përgjërohet kryeministrit të bëjë diçka për fëmijët e vendit të tij, dhe ky i fundit i përvishet dhe i quan kazan. Këtë e bën një i pashpirt. Atë ditë një qytetar i Bulqizës, më shkroi i irrituar dhe më tregoi se Edi Rama shkoi në Bulqizë, pro karriget i kishte sjellë nga Tirana, pasi për të Bulqiza është skenë ku interpreton shfaqjen e radhës. Duke e trajtuar realitetin si teatër merr me vete ngado ku shkon skenat, kolltukët, figurantët, të gjitha të organizuara me kujdes nga regjisorët e rilindjes. Ky ishte në Bulqizë, por nuk pa varfëri, nuk pa shtëpitë e rrënuara, nuk pa fëmijët që punonin, atë që pasqyruan mediat italiane.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top