Video
Rama: Mona të forcon, po nuk të rrit, ti je i vogël Lul
Rama: Mona të forcon, po nuk të rrit, ti je i vogël LulA. Shehaj
Lajme
Në kundërpërgjigje të Ramës, Basha tha se ai ka marrë fund politikisht dhe nga pikëpamja logjike. Ai shtoi se Rama vetëm dërdëllit dhe bën batuta me njerëzit, ndërsa ftoi gjithë politikanët të mos votojnë buxhetin.
Basha tha ndër të tjera:
Ke marrë fund politikisht, por edhe nga pikëpamja logjike. Ky nuk do ishte lajm i keq për Shqipërinë. Vjen e dërdëllit me batuta e diversione të njerëzve që vetë i piketon si financues të partive. Unë i ndaj njerëzit të lidhur me krimin dhe të ndershëm, jo në demokratë e socialistë. Po bëhesh qesharak nëse mendon se unë jam këtu për t'u marrë me ty. Çdokush që nuk të ndjek ty në mënyrë të verbër drejt greminës që po e çon vendin, të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të pastrimit të parave.
Si përgjigje, Rama i kërkoi të rritet, ndërsa duke përmendur bashkëpunimin e tij kohët e fundit me Monikën, i tha se ajo mund ta forconte, por jo ta rriste.
Rama e cilësoi ndër të tjera edhe si kopje e shëmtuar e Berishës dhe si një njeri që nuk diti të përfitojë nga mundësia për të qenë lider.
Kreu i qeverisë tha në foltoren e kuvendit:
Je një kopje fallco e Berishës. Prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul sepse PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë. Këto janë fjalët e një njeriu që ka bërë përpjekje të sinqerta të të ndihmojë, që të dha mundësinë të bëje një akt prej lideri, të cilin e mohove dhe e mohon. Monika të bën të jesh më i fortë, por nuk të rrit dot. Bëj si të duash. Merru me kë të dali përpara. Je me Monikën. Ku kërkoni të dilni bashkë? E ke katandisur partinë në një tufë pa vizion, pa program, pa qëllime, veçse të bëni zhurmën më të madhe dhe mohoni gjithçka në lidhje me punën tonë".
JOQ.al