Video
Rama-Bashës: Ke të bësh me Alimuçën në përgjimin e Habilajve, po unë s’po ta përmend
Rama-Bashës: Ke të bësh me Alimuçën në përgjimin e Habilajve, po unë s'po ta përmendA. Shehaj
Lajme
Në përfundim të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Edi Rama i kujtoi edhe një herë çështjen Habilaj kreut të opozitës, ndërsa tha se për Tahirin nuk kishte ç'të fliste dhe se për të duhej të fliste prokuroria.
Kreu i qeverisë zbuloi ndër të tjera një person me mbiemrin Alimuça, i cili përmendet në përgjimet e Habiljave dhe ka njohje me Bashën.
Rama tha:
Ndryshimi mes teje dhe meje e di kush është?
Sikur atë Alimuçën që përmendet në përgjimet e Habilajve, ta kishte kushëri vjehrra ime, ti do kishe bërë namin e zi këtu. Unë s'ta kam përmendur kurrë e s'ta përmend prapë.
Për Tahirin nuk kam ç'a të flas unë, por flet prokuroria".
JOQ.al