Video
“Paraja letër” në Rinas, habit italiani që e kapën me valixhen plotë me euro
"Paraja letër" në Rinas, habit italiani që e kapën me valixhen plotë me euroA. Shehaj
Lajme
Një ngjarje sa e veçantë aq edhe e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit me një qytetar Italian.
Ai është 51-vjeç dhe do t'i duhet të përballet me ligjin shqiptar për disa verifikime, pasi i janë gjetur një sasi e madhe parash në një valixhe me të cilën udhëtonte.
Bëhet fjalë për shumën prej 350 mijë eurosh që 51-vjeçari M.C., lindur në Tradate të Italisë, nuk i kishte deklaruar.
Polica bën me dije se 51- vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë".
Është bërë sekuestrimi i vlerës monetare.
JOQ.al