Video
Pa çati mbi kokë, nxënësit e Beratit i mësojnë në mjerim shkronjat e alfabetit
Pa çati mbi kokë, nxënësit e Beratit i mësojnë në mjerim shkronjat e alfabetitD. Cani
Lajme
Pa çati mbi kokë, përballë një dërrase të zezë dhe disa fletëve modeste të ngjitura në mur, vogëlushët e fshatit Vëndreshë të Skraparit mësojnë ABC-të e mëdha dhe të vogla të shtypit.
Siç duket qartë në këtë video mësuesi i përkushtuar bën gjithçka që fëmijët të marrin dijen, madje ka veshur edhe përparësen e bardhë dhe mban çadër në klasë.
Por, kjo nuk i bën aspak më të bukura muret dhe kushtet skandaloze, në të cilat është shkolla, transmeton BeratiNews.
Gjatë gjithë orës së mësimit në këtë klasë jehon zhurma e tingullit të shiut, ndërsa mësuesit do t’i duhet të përsërisë disa herë të njëtat shkronja, kur nxënësit kthehen pas disa ditë mungese prej sëmundjeve që mësimi i shkronjave në qiell të hapur u “dhuron”.
JOQ.al