Video
“Presioni i fortë i ambasadorëve për të burgosur Berishën”, ish-ministri bën deklaratën e fortë
“Presioni i fortë i ambasadorëve për të burgosur Berishën”, ish-ministri bën deklaratën e fortëD. Cani
Lajme
Ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Të paekspozuarit", tha se qeveritë shqiptare gjithmonë kanë qënë të ndikuar nga ambasadorët e huaj.
Ai tregoi rastin e vitit 1998, kur u kërkua heqja e imunitetit ndaj Sali Berishës, që më pas i hapej rruga edhe burgosjes së tij.
Milo tha se ambasadori gjerman dhe ai italian ishin kundër, madje kanë bërë edhe presion me ndërprerjen e ndihmave.
Ja si u shpreh ai:
Kemi pasur raste qe jemi ndodhur nën presionin për kërkesa që ata kanë paraqitur te ne, për të mposhtur edhe ndonjë rezistencë që mund të bëhej nga ne, nisur nga mbrojtja sic ne e mendonim. Ka patur debate të shumta të ndryshme dhe po ju them që në shtator të vitit 1998 pas ngjarjeve të 14 shtatorit qeveria shqiptare dhe drejtësia shqiptare vendosi t’i heqë imunitetin Sali Berishës. Ne në atë kohë jemi ndodhur para një presioni të jashtëzakonshem nga ambasadorët kryesorë për të mos ia hequr imunitetin Sali Berishës dhe aq më tepër për të mos e futur në burg, aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes. Më tepër kanë këmbëngulur dy ambasadorë të kohës, të vendeve anëtare të BE, ai italian dhe ai gjerman. Ambasadori amerikan nuk ishte në vijën e parë të presioneve sic ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE. Ka pasur edhe raste të tjera kur ne jemi ndodhur para veprimeve të atilla që duhet të ishim përkrah UCK-së për furnizimin me armë dhe jemi ndeshur me kundërshtime nga ambasadorët për të marrë veprime të tilla në mbështetje të UCK-së”.
JOQ.al