Video
Deklarata e gazetarit: Vrasja e Santos do nxjerrë peshqit e mëdhenj
Deklarata e gazetarit: Vrasja e Santos do nxjerrë peshqit e mëdhenjD. Cani
Lajme
Nga vrasja e bankerit Artan Santo do të dalin edhe peshqit e mëdhenj.
Kështu deklaroi gazetari Bledian Koka në studion e 360 Gradë në Ora News.
Sipas tij kjo është edhe arsyeja se përse u rikthye kjo çështje në Kuvend.
Koka tha:
Është rihapur sepse krijimi i taskforcës kërkon kapjen e peshqve të mëdhenj dhe peshqit e mëdhenj do të dalin edhe nga çështja e Artan Sanots. Unë mund të them një gjë, që për këtë cështje vërtet policia dështoi në pjesën e parandalimit ama nuk ka dështuar në pjesën e identifikimit të personave. Në informacionin që kemi personat përkatës janë arrestuar dhe janë faktuar po të doni që me shumë gjasë dhe nga skema që përdor policia për identifikimin e tyre e verifikonin që autorët ishin personat e arrestuar që më pas janë liruar. Një gjë që nuk ikën kollaj nga trupi i njeriut është baruti i armës. Edhe pas një muaji nëse bën analizat tek një person që gjuan me armë shenjat e barutet mbeten".
JOQ.al