Video
Shpenzuan sa qimet e kokës duke bërë pushime luksoze, pasi kthehen çiftin e gjen belaja
Shpenzuan sa qimet e kokës duke bërë pushime luksoze, pasi kthehen çiftin e gjen belajaA. Naçi
Lajme
Një familje angleze ka preferuar të bëjë një jetë luksoze duke shkuar me pushime e duke shpenzuar mijëra paund. Mirëpo, nuk e menduan se një hetim do të niste për ta.
“Mirror” shkruan se prokurorët kanë ngritur akuzë për familjen Campbell se po bën jetë luksoze me para të pista të përtuara nga shitja e kokainës.
Çifti Thomas dhe Coleen Campbell të dy 33 vjeç, akuzohen për pastrim parash nga viti 2009 deri në vitin 2016. Për shkak të parave të përtuara nga traku i kokainës, çifti nga Manchesteri ka bërë pushime luksi në Kankun dhe ka shpenzuar 200 mijë Paund.
Një pjesë e parave janë përdorur për të ndërtuar shtëpinë dhe për të blerë makina të shtrenjta, si BMW, Audi dhe Mercedes. Prokurorët pretendojnë se këto para nuk janë përtuar në mënyrë ligjore, teksa Thomas në atë periudhë punonte si trajner personal, ndërsa gruaja në një kompani taksash. Ata thonë se çifti do të kishte fituar disa mijëra paund në vit nga ato punë dhe jo miliona.
Hetuesit deklaruan në gjykatë se vëllai dhe kushëriri i Thomas Campbell kanë qenë më parë të dy të dënuar për shpërndarje kokaine. Prokuroria paraqiti në gjykatë prova se çifti Campbell gjatë pushimeve në Kankun të Meksikës në vitin 2013 qëndroi në një hotel me 5 yje që përfshinte çdo shërbim.
Ata paguan me para në dorë 10 mijë Paund rezervimin e hotelit, si dhe kanë bërë pushime të tjera në Sharm el-Sheikh dhe në Bullgari. Sipas tyre, e gjithë kjo jetë luksoze nuk justikon të ardhurat nga puna e tyre.
JOQ.al