Video
Shkon të marrë vajzën, dhëndri rreh brutalisht vjehrrin
Shkon të marrë vajzën, dhëndri rreh brutalisht vjehrrinA. Naçi
Lajme
Dhuna vazhdon të jetë prezente në familjet shqiptare. Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Fushë – Bulqizë ku është parandaluar një vrasje.
Sipas njoftimit të policisë, babai kishte shkuar të merrte vajzen e tij që e kishte të martuar dhe ta shpetonte nga dhuna e të shoqit.
Ismet Hoxha, 62 vjeç, është dhunuar nga Halit Gjurra. Shkak i sherrit është bërë dhuna e vazhdueshme e 32-vjeçarit nga qyteti i Bulqizës ndaj bashkëshortes së tij (vajzën e Hoxhës).
Kur ka parë vjehrrin në shtëpi, dhëndri është nxehur keq dhe aty është ndezur konflikti që ka perfunduar më pas me dhunë barbare edhe ndaj vjehrrit.
Policia bën të ditur:
Menjëherë është organizuar puna duke ndërhyrë në banesë ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që po ndodhte, mes dy personave, duke arrestuar në flagrancë autorin”.
JOQ.al