Connect with us

Kishte hetuar një ministër, kjo është jeta mes Italisë dhe Shqipërisë e avokatit të zhdukur

Video

Kishte hetuar një ministër, kjo është jeta mes Italisë dhe Shqipërisë e avokatit të zhdukur

Kishte hetuar një ministër, kjo është jeta mes Italisë dhe Shqipërisë e avokatit të zhdukurA. Naçi

Lajme

Kanë kaluar dy javë që pas zhdukjes së mistershme të një avokati shqiptar, i cili herën e fundit që ka kontaktuar me familjen është nëpërmjet vëllait të tij, të cilin e ka marrë në telefon duke e lajmëruar se po hipte në tragetin Durrës – bari.

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull duke zbardhur jetën e avokatit i cili ishte një refugjat politik. Besnik Muço jetonte prej vitesh bashkë me familjen e tij në Itali.

Prokuroria shqiptare ka hapur një dosje hetimi me akuzën e rrëmbimit.

Prej disa kohësh ai ishte avokat i lirë në Tiranë. Megjithatë, funksioni i tij kishte tërhequr armiqësinë e regjimit, veçanërisht pas një hetimi të hapur ndaj një ministri në detyrë në mesin e viteve 1990. Për këtë arsye, gjatë trazirave të marsit të vitit 1997, prokurori, bashkëshortja dhe djali i tij u larguan drejt Italisë dhe ishin vendosur në Macerata, ku kishte ikur si refugjat politik edhe në bazë të punës që bënte në vendin e lindjes.

Në Macerata, familja është vendosur dhe ka punuar gjithmonë, në veçanti si një saldator për një kompani Piediripa, ata ja kanë nisur jetës nga e para. Atje shkuan edhen anëtarët e tjerë të familjes, ku aty lindi vajza e dytë e çiftit.

Prindërit e tij kanë krijuar një rrjet lidhjesh miqësore në qytet, ndërkohë që fëmijët janë rritur: sot e më i madhi po përfundon kolegjin në Kopenhagë, në Romë.

Katër vjet më parë, Muço, pasi humbi punën, donte të përpiqej të rifillonte profesionin për të cilin ai kishte studiuar në Shqipëri, duke u kthye në Tiranë dhe hapi një studio avokatësh para zyrës së Prokurorisë bashkë me një anëtar.

Puna ishte e mirë, dhe Muço në mënyrë periodike u kthente në Macerata tek familja e tij. Mbrëmjen e 2 nëntorit, avokati u largua nga porti i Durrësit. Hipi në tragetin per në Bari dhe në orën 23:00 telefoni u fik.

Që nga ajo ditë, nuk eshte bere i gjalle. Ne Bari nuk arriti dot. Duke mos pasur lajme për burrin, gruaja e tij, Raimonda, e cila jeton në Macerata, beri denoncim ne Polici, te cilet nga ana e tyre moren kontakt me autoritetet shqiptare.

Hetimet paraprake zbuluan se në tragetin e Barit ishte gjetur një xhaketë dhe një qese brenda te cilave ishin dokumentet italiane dhe shqiptare të Muços (që ka nënshtetësi italiane dhe kombësi shqiptare), por nuk kishte gjurmë të tjera prej tij. Me sa duket, në Itali nuk mberriti kurrë.

Policia kontrolloi apartamentin e tij në Tiranë, ku nuk u gjet asnjë gjë e dyshimtë. Ashtu sikurse ai nuk kishte shprehur ndonjë gjë të çuditshme ndaj vëllait të tij, me të cilin kishte folur së fundmi para largimit për në Itali.

Muço nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe kishte njoftuar vellanë se do të ikte në Itali për disa ditë. Gruaja, e shqetësuar, tani është në Tiranë për të hetuar zhdukjen misterioze dhe shqetësuese të bashkëshortit të saj. Fëmijët, janë në qytetin italian, me gjyshërit e tyre, duke pritur lajme.

avo

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top