Connect with us

“Mora kredi që t’i blija vellon e nuses”, dalin detaje të reja për mashtrimin e Enertilës

Video

“Mora kredi që t’i blija vellon e nuses”, dalin detaje të reja për mashtrimin e Enertilës

“Mora kredi që t’i blija vellon e nuses”, dalin detaje të reja për mashtrimin e EnertilësS. Shtjefni

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e Barush Ahmetit dhe Enertila Beqjas. Lidhja virtuale e këtyre dy personave tronditi opinionin publik disa javë më parë.

Nga detajet e reja mësohet se Barush Ahmeti ka marrë një sasi të konsiderueshme lekësh borxh, madje ka marrë e një kredi bankare 8 milionë lekë të vjetra, vetëm e vetëm për ti fituar zemrën vajzës që komunikonte në mënyrë virtuale në internet.

Me një rrogë prej 270 mijë lekë të vjetra si përgjegjës i zyrës postare Manzë dhe në pamundësi për ti plotësuar kërkesat financiare të dashurës së tij vituale ai ka vendosur të marrë borxh, herë tek vllezërit e tij në Angli, herë babait të tij, herë, kunatit, xhaxhait dhe së fundi në korrik të 2017, kishte marrë dhe një kredi bankare prej 8 milion lekë të vjetra.

Me këto para ai ka mundur ti blerë më tepër se 60 dhurata vajzës që komunikonte në internet, madje i ka blerë vellon e nuses tek “Geraldina Spoza”, dy kostume popullore dhe një zile dere.

Gazeta “shqiptarja.com ka zbardhur të plotë rrëfimin e Barush Ahmetit në ambientet e policisë së Durrësit, i cili për shkak të varësisë së dashurisë virtuale që kishte krijuar me “Elona Gjokën” që në fakt ishte Enertila Beqja, i ka dhënë kësaj të fundit shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, që përllogariten sipas tij deri në 60 milion lekë të vjetra.

Ai ka thënë:

Disa fatura i kam ruajtur dhe jua kam vënë në dispozicion ndërsa pjesën tjetër ia kam dhënë Ertilës së bashku me mallin sepse ka qenë malli me garanci”-thotë në dëshminë e tij .

Madje i riu shton se kur ka shkuar së bashku me policinë në banesën ku dërgonte herë pas here dhuratat ka dëgjuar zërin e saj, dhe menjëherë e ka njohur.

Dua të shtoj se gjatë kontrollit dëgjova zërin e Ertildës dhe konfirmova se ishte zëri i kësaj shtetaseje me të cilën unë komunikoja në telefon dhe Messenger, por që ishte me emër tjetër”.

Dëshmia e plotë:

Ku punoni aktualisht?

Jam me detyrë përgjegjës i zyrës postare Manzë, Durrës.

Ku konsiston detyra juaj si përgjegjës i zyrës postare?

Si përgjegjës i zyrës postare, unë kryej detyrat e mëposhtme: arkëtoj shërbimet postare, shpërndaj pensionet, shpërndaj ndihmat e invalidëve, arkëtoj energjinë elektrike, gjoba makinash, arkëtojmë shërbimin postar të aplikimit për dëshmi penaliteti, legalizim dokumentacioni në Ministrinë e jashtme, si dhe shërbime të ndryshme postare.

Sa është paga juaj?

Paga ime është 27.000 lekë në muaj.

Mund të na shpjegoni se ku e keni gjetur shumën 6.000.000 lekë, që keni përmendur në kallëzimin tuaj?

Më ka dërguar vëllai nga Anglia, nëpërmjet Bankës Raiffeisen diku tek 8.000 paund, dhe 5.000 paund nëpërmjet Western Union ose Money Gram, por që nuk i kam mandatet sepse ka vite që m’i ka dërguar. 1.000.000 lekë m’i ka dhënë dhuratë babai im Ismeti, i cili ka qenë prej vitesh emigrant në Itali dhe aktualisht është invalid. I kam marrë borxh para 6-7 muajsh shumën 1.000.000 lekë xhaxhait tim Xhemal Ahmati, i cili aktualisht është i papunë, por ka djemtë jashtë shtetit. Ia kam marrë pa kontratë ose deklaratë. Gjithashtu i kam marrë borxh shumën 1.000.000 lekë kunatit tim Admir Metaj, i cili ka një biznes dyqan ushqimor. Ia kam marrë në mirëbesim pa kontratë ose deklaratë noteriale. Gjithashtu në muajin korrik 2017 kam marrë nga Raiffeisen Bank kredi në shumën 800.000 lekë.

Ju keni qenë i pranishëm gjatë kontrollit të banesës së shtetases Enerlita Beqja. Na shpjegoni nëse kanë qenë aty dhe a i keni njohur sendet që keni blerë?

Po kam qenë i pranishëm dhe gjatë kontrollit kam njohur lavastovilje, 2 televizorët LG, dy këndet e divaneve, pllakat e dyshemesë dhe parketin laminat, dyert e drurit të brendshme, pllaka e bufesë, kafazet e kanarinave dhe 2 qentë e vegjël, 2 telefonat Iphone, laptopin, disa gjëra tualeti të saj, zilen e derës, pllakat në ballkon, vellon e nuses që ia kisha blerë te “Geraldina Sposa”, disa kostume popullore. Dua të shtoj se gjatë kontrollit dëgjova zërin e Ertildës dhe konfirmova se ishte zëri i kësaj shtetaseje me të cilën unë komunikoja në telefon dhe Messenger, por që ishte me emër tjetër.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top