Video
Grekët dogjën flamurin e UÇK-së me brohoritje, vjen “hakmarrja e ftohtë” nga shqiptarët
Grekët dogjën flamurin e UÇK-së me brohoritje, vjen “hakmarrja e ftohtë” nga shqiptarëtF. Tenolli
Lajme
Një ditë më parë, pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë, nazistët e 'Agimit të Artë' u mblodhën bashkë dhe dogjën flamurin shqiptar me inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë (UÇÇ).
Këtij veprimi nuk i munguan edhe brohoritjet e thirrjet antishqiptare.
Mirëpo këtë incident nuk e ka kaluar në heshtje, grupi i hakerave shqiptarë 'Anonymous Albania', të cilët këtë pasdite kanë sulmuar web-faqen e ministrisë së jashtme greke (www.mfa.gr) duke e bllokuar për orë të tëra dhe duke ia fshirë të gjitha postimet në portal.
Hackerat shqiptarë kanë postuar në llogarinë e tyre në Twitter edhe sulmin ndaj portalit qeveritar grek, duke paralajmëruar grekët, për sulme të tjera ndaj portaleve qeveritare dhe mediave greke.
JOQ.al