Video
E tallën se ngatërroi krahun e zemrës, Milot Rashica na tregon të gjithëve se e kishim gabim
E tallën se ngatërroi krahun e zemrës, Milot Rashica na tregon të gjithëve se e kishim gabimK. Demiraj Një foto e Milot Rashicës duke mbajtur dorën në krahun e djathtë gjatë këndimit të himnit në ndeshjen ndaj Islandës ka bërë dje xhiron e internetit. Të gjithë qeshën dhe e kritikuan super talentin e Viteses.
Megjithatë, ai nuk ka qëndruar duarkryq dhe u është kundërpërgjigjur të gjithëve. Rashica postoi një foto në rrjetet sociale, ku dukej përfaqësuesja e Kosovës, gjatë këndimit të himnit dhe ku çuditërisht, Rashica e kishte dorën në krahun e majtë.
Mesfushori e shoqëroi foton me shkrimin: “Gjithmonë i gatshëm dhe krenar për vendin tim.” Duket se postimi ishte një përgjigje për ata që e kritikuan, pasi fotoja e Rashicës bëri xhiron e webit.