Video
“Zarfaxhinj, po përdhosin artin”, Kastro Zizo shpërthen kundër Festivalit të RTSH-së
"Zarfaxhinj, po përdhosin artin", Kastro Zizo shpërthen kundër Festivalit të RTSH-sëL. Çela
Lajme
Kastro Zizo sonte ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, duke folur në emisionin Top Show Magazine në TCH.
Ai pretendon se nuk ka marrë asnjë shpjegim për refuzimin e këngës që ka dërguar për të konkurruar. Sipas tij, përgjegjësit e këtij festivali janë njerëz që merren me pazare dhe po e përdhosin artin prej vitesh.
Ja si u shpreh Kastro:
Këta janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”.
Deklaratë e fortë pas një sërë spekulimesh mbi fituesen e paracaktuar, Arilena Ara, e cila në fund nuk u lejua të konkurronte.
Me siguri, kjo ka ndodhur prej frikës nga reagimet pas fitores së parashikuar të saj, sepse lajmet u intensifikuan frikshëm (me burim vetë këngëtarët).
JOQ.al