Video
Prapaskena, Aubameyang u pezullua nga skuadra për faj të “Red Bullit”
Prapaskena, Aubameyang u pezullua nga skuadra për faj të "Red Bullit"L. Çela
Sport
Pierre-Emerick Aubameyang sot nuk luajti në Stuttgart, sepse Borussia Dortmund e ka dënuar me pezullim të përkohshëm për probleme disiplinore.
Revista gjermane "Kicker" ka zbuluar prapaskenën e kësaj ngjarjeje dhe arsyet reale pse klubi verdhezi ka marrë një vendim kaq drastik.
Gabonezi raportohet se është paraqitur tri herë me vonesë në stërvitje dhe ka udhëtuar drejt Barcelonës pa lejen e klubit.
Këto janë dy argumentet e para të drejtuesve, sepse i treti është akoma më bindës. Të mërkurën, sulmuesi ka bërë një emision të regjistruar për tri orë në qendrën stërvitore të klubit për llogari të sponsorit "Red Bull".
Ai ishte i rrethuar nga disa kamera dhe dhjetë persona, pa u merakosur për pasojat. Kështu, ish-lojtari i Milanit ka marrë dënimin e merituar.
JOQ.al