Video
Këta janë komandot që dezertuan në Londër, ky është krimi që rëndon mbi ta
Këta janë komandot që dezertuan në Londër, ky është krimi që rëndon mbi taF. Tenolli
Lajme
Aleksandër Shkulaku, Reni Ajazi, Ylber Tokrri dhe Klevis Lamkaj janë 4 komandot që nuk u kthyen më kurrë në atdheun e tyre pasi dezertuan në Londër pas një trajnimi.
Alarmi u ngrit tek autoritetet lokale dhe tek ato shqiptare. Dyshohet se djemtë janë fshehur në Britaninë e Madhe.
Ngjarja ka ndodhur që në fund të tetorit, por ajo është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes.
Megjithëse policia britanike është vënë në kërkim të tyre, deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat konkret. Prokuroria ka nisur gjithashtu një hetim prej disa javësh tashmë.
Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.
Në një reagim lidhur me rastin Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”.
JOQ.al