Connect with us

Mediat britanike: Fitonin 220 paund në muaj, komandot shqiptarë përballen me burgun

Video

Mediat britanike: Fitonin 220 paund në muaj, komandot shqiptarë përballen me burgun

Mediat britanike: Fitonin 220 paund në muaj, komandot shqiptarë përballen me burgunD. Cani

Lajme

Katër komandatë shqiptarë fshihen pasi dezertuan nga misioni i tyre në Britani. Detajet u mbajtën të fshehta muajin e kaluar, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën hetimet”.

Kështu e hap artikullin tabloidi britanik The Sun, ku shkruan për katër komandot shqiptarë që dezertuan nga misioni i tyre për të humbur në Angli.

Më tej, artikulli vazhdon:

Por komandot, të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mendohet se ndodhen shumë pranë komunitetit shqiptar në Angli.

Ata përballen me burg deri në pesë vjet për braktisje.

Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimi dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, u pagua nga Ministria e Mbrojtjes.

Një burim tha:

Ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të fluturonin përsëri ditën tjetër.”

Një burim ushtarak në kryeqytetin shqiptar, Tiranë tha:

Drejtuesit e lartë janë të revoltuar. Familjet e njerëzve të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon në Britani dhe Shqipëri.”

Ushtrimi, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Breçan, pa 139 skuadra nga e gjithë bota të konkurrojnë në sfida. Ata përfshinin një marshim prej 60 km përgjatë Maleve të Zeza.

Shqiptarët e zhdukur, veteranë të luftës në Afganistan thuhet se janë pjesë e komandove elitë. Ata fitonin 220 paund në muaj.

Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook:

Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit. Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.

Burimi: The Sun | Përktheu dhe Përshati: JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top