Connect with us

I shpallur në kërkim nga Lezha, ndalohet nga policia e Durrësit deputeti kaubojs

Video

I shpallur në kërkim nga Lezha, ndalohet nga policia e Durrësit deputeti kaubojs

I shpallur në kërkim nga Lezha, ndalohet nga policia e Durrësit deputeti kaubojsA. Shehaj

Eduart Ndocaj, ish-deputeti i Partisë Socialiste është ndaluar nga policia e qytetit të Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e qytetit të Lezhës.

Ndocaj akuzohet se i ka vjedhur përmes mashtrimit një shumë prej 78 mijë euro një shtetasi italian. Gjithçka ka ndodhur në Itali, ku Ndocaj i ka premtuar italianit një tender për shtrimin e gazsjellësit në Shqipëri.

Gjithashtu, personit që i kishte bërë këtë premtim, akuzohet se i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7” me targa “FD498LJ”.

Ndaj Eduart Ndocajt rëndon akuza për verën penale: Skemat mashtruese dhe piramidale.

Pasi u ndalua një ditë më parë në Portin e Durrësit nga efektivët e Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Durrës, Ndocaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës, ndërsa pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Ndaj tij u referuan materialet në Prokurori dhe ish deputeti po hetohet në gjendje të lirë

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top