Video
Shqiptarët njëzëri kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, marshojnë në rrugët e Tiranës
Shqiptarët njëzëri kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, marshojnë në rrugët e TiranësF. Tenolli
Lajme
Ka pak minuta që ka nisur marshimi kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë.
Qytetarë të Tiranës dhe të Tropojës janë mbledhur të gjithë sëbashku për të protestuar kundër shkatërrimit të perlës shqiptare.
Pjesëmarrës në protestë janë edhe persona të ardhur jashtë vendit të cilët kanë vizituar si turistë Valbonën e mrekullueshme.
Marshimi i protestuesve do të vazhdojë drejt kryeministrisë.
Një javë më parë KKT miratoi ndërtimin e HEC-eve në disa lumenj të vendit.
Qytetarët Për Parkun
O ju Politikane te papergjegjshem, O ju oligarke uzurpatore te babezitur!
Si mund te ndertoni hec-e ne nje zone te mbrojtur, ne nje park kombetar ne kundershtim me ligjet shqiptare e konventat nderkombetare?
Si mund te shkaterroni nje destinacion elitar te turizmit tone malor?
Si mund te pervetesoni e fusni neper tuba e tunele ujin e nje lumi si Valbona per 25 km te tera?
Si mund te ftojme nje turist te vije te vizitoje nje destinacion turistik, ku ne vend te ujit, troftes se eger, flores e faunes unikale, do te gjeje beton e tuba??
Si mund te jeni aq mizorë e tu prisni atyre banoreve te vetmin burim te ardhurash- Turizmin?
Si mund te jeni aq te papergjegjshem e te babezitur sa ti hiqni Shqiperise nje potencial aq te jashtezakonshem turistik?
O ju vellezer, O ju shqiptare te mire e atdhetare!
E si mund te mungoni NESER, ora 11:00, qe TE BASHKUAR te ngreme zerin e ti themi JO kesaj menxyre, ketij shkaterrimi?!
JOQ.al