Video
“Masakër” në 10 ditët e ardhshme për klubet shqiptare, FSHF nuk ka mëshirë
"Masakër" në 10 ditët e ardhshme për klubet shqiptare, FSHF nuk ka mëshirëS. Bardhi
Shqipëria ishte e fundit nga kontinenti i vjetër që startoi Superligën dhe gjithë aktivitetet e tjera sportive, saktësisht me 9 shtator, ndërkohë që në vende të ndryshme kishte kaluar muaji që nga starti.
Ishin vetëm pak media që e panë me syrin kritik këtë vendim, edhe pse janë klubet ato që do e pësojnë, këto të fundit u bënë palë me federatën duke parë interesat imediate të tyre.
Ashtu sikurse sezonin e kaluar kur u dha alarmi që potenciali i futbollit shqiptar nuk mund t’i përballojë 2-3 ndeshje në më pak se 10 ditë, këtë sezon 10 ditët e ardhshme ekipet do luajnë 4 ndeshje.
Në një artikull të gazetës “PanoramaSport” shkruhet se pushimi që përfituan nga ndeshjet e ekipeve kombëtare pritet që t’u dalë “për hundësh” klubeve, pasi muaji tetor u ofron një kalendar të ngjeshur. Shpresohet që kjo ngjeshje kalendari të mos ndikojë edhe te terrenet sportive, pasi te lojtarët pritet të ndihet, sepse i tillë është niveli i futbollit shqiptar.
Në kuadrin e 10 ditëve, 12 tetor-22 tetor, klubet janë të detyruara që të përballojnë 4 ndeshje, ku tre janë për kampionat, ndërsa në mesjavën tjetër luhet turi i dytë i Kupës së Shqipërisë. Nesër luhet java e pestë e Kategorisë Superiore, ndërsa të dielën e 15 tetorit parashikohet të luhet java e gjashtë e kampionatit.
Të mërkurën e 18 tetorit, kalendari parashikon zhvillimin e ndeshjeve të para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, me përjashtim të Skënderbeut, që një ditë më pas luan ndeshjen e tretë në grup për Ligën e Europës ndaj Partizan Beograd. Më 22 tetor, zhvillohet java e 7-të e Superiores.
Aktualisht të gjitha ekipet e superiores raportojnë se kanë probleme dëmtimesh, kështu që ngjeshja e kalendarit është një “armik” më shumë për klubet. Në 16 ditët e fundit të tetorit, klubet janë të detyruara të zhvillojnë ndeshje, me një mesatare, një takim në tri ditë. Kjo është periudha ku dalin në prag përgatitjet fizike që kanë klubet shqiptare.