Video
Plas gallata/ Reagon kunati i Tahirit: S’e lavdërova unë Toto Riinën, por hajduti që më vodhi celularin
Plas gallata/ Reagon kunati i Tahirit: S'e lavdërova unë Toto Riinën, por hajduti që më vodhi celularinF. Tenolli
Lajme
Lajmi që kunati i Saimir Tahirit, Alban Berisha i kushtoi një status vdekjes së kryemafiozit italian Toto Riina, mori dhenë.
Në status vërshuan komente nga zëdhënësja e FSHF, Jona Dervishi dhe nga kryeinspektori Shkëlqim Hajdari.
Por ne fakt e vërteta e gjithë kësaj është tërësisht ndryshe.
Gjithçka ka qenë një lojë e dikujt i cili i ka vjedhur telefonin dhe i ka vjedhur edhe në llogarinë e tij në “Facebook”.
Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook, me llogarinë e një mikut të tij të quajtur Gent Dudushi se ka qenë gjithçka një lojë e dikujt.
Berisha bën thirrje për ndihmë dhe shprehet se me postimin për bosin e mafias italiane po e diskreditojnë pa lidhje.
Postimi i tij:
Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha.
Statusi i mëparshëm i Alban Berishës:
Sot vdiq Toto Rina , njeri i nderit ! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti ! Idhulli im , fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez ! Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet , Universiteti i Nderit ! Toto Rina mesuesi i jetes time ! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit !,”
JOQ.al