Video
Gratë presin gishta e këmbëve, traditat e pazakonta të fisit “Dani” në Indonezi
Gratë presin gishta e këmbëve, traditat e pazakonta të fisit "Dani" në IndoneziS. Bardhi
Kuriozitete
Tributë janë një traditë e vjetër që praktikohet nga fise të ndryshme, e kësaj radhe do japim panoramën e tribusë indoneziane “Dani”.
“Dani” praktikojnë prerjen e majas së gishtave të këmbës nga gratë, gjë e cila simbolizon vdekjen e një anëtari të familjes.
Ky fis që jeton në Luginën e Baliem të Indonezisë, u zbulua krejt rastësisht në vitin 1938.
Fotografitë e mëposhtme janë shkrepur nga fotografi gjerman Marcus Roth, i cili iu bashkua jetës së tyre për një javë të tërë duke eksploruar kuzhinën, traditën dhe ritualet e tyre të përditshme.
Fotografi gjithashtu qëndroi për festivalin e tyre të derrit, ku “Dani-t” vranë me krenari kafshën.
Marcus Roth u shpreh:
Një nga gjërat mahnitëse ishte mumja e Kurulusit, e cila thuhet të jetë së paku 370 vjeç. Është një luftëtar veçanërisht i suksesshëm dhe i frikësuar, i ruajtur në shtëpinë e burrave në fshat dhe u tregohet vizitorëve me shumë krenari. Më thanë se luftëtari ishte stolisur me një gjerdan për çdo armik të vrarë dhe “Dani-t” zakonisht ruajnë luftëtarët e tyre më të suksesshëm.”
JOQ.al