Video
SHBA-të nuk kualifikohen në Botëror për faj të një… arbitri
SHBA-të nuk kualifikohen në Botëror për faj të një… arbitriK. Demiraj
Skuadra e SHBA-ve nuk ka arritur të kualifikohet për në Kupën e Botës "Rusi 2018" për herë të parë që nga viti 1986 dhe skualifikimi nuk ishte për fajin e tyre, por për të një arbitri.
Ishte pikërisht ai i cili lejoi një gol në ndeshjen Panama-Costa Rika i cili shkatërroi shanset e amerikanëve.
Bëhet fjalë për golin e minutës së 53-të ku faktikisht topi nuk e kaloi vijën por arbitri e akordoi gol. Panamaja fitoi 2-1 dhe u kualifikua duke bërë që SHBA të mbetet jashtë këtij kompeticioni.