Connect with us

Deputetët tanë heqin flamurin shqiptar, përfaqësohen me simbolet e Vorio-Epirit në Amerikë

Video

Deputetët tanë heqin flamurin shqiptar, përfaqësohen me simbolet e Vorio-Epirit në Amerikë

Deputetët tanë heqin flamurin shqiptar, përfaqësohen me simbolet e Vorio-Epirit në AmerikëA. Shehaj

Lajme

Neranxi

Ish-deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kanë qenë të pranishëm në një takim të organizuar nga himariotët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që bie në sy gjatë takimit është se mungon flamuri shqiptar dhe në vend të tij është vendosur flamuri i Vorio-Epirit.

Është publicisti Arben Llalla, ai që evidenton këtë detaj dhe shprehet se kjo tregon qartësisht pretendimet territoriale të Neranxit, Berberit dhe Dules.

Publicisti shkruan:

Nikollaq Neranxi, Dionis Fredi Beleri dhe Vangjel Dule gjenden në SHBA për të drejtat e himariotasve, por në takimet e tyre bie në sy pretendimet territoriale që kanë këta të tre kundra disa vendeve, midis tyre edhe Shqipërisë.

Në sfond shihen flamuri i SHBA, flamuri i Maqedonisë Antike, flamuri i orthodoksëve të Azisë së Vogël-Turqisë, flamuri i Aneksimit të Jugut të Shqipërisë 1914 (Autonomia e Veriut të Epirit), flamuri i Qipros dhe flamuri i Greqisë.

Ajo që na shqetëson është se këta të tre, Neranxi, Beleri dhe Dule kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, sepse vërehet se këta mbajnë lartë atë palo flamur që nuk përfaqëson Greqinë, por grupet terroriste të ushtrisë greke që kryen masakra në jugun e Shqipërisë më 1914".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top