Connect with us

Gatimi me diell dhe dushi me gjëmba, këto janë 5 shpikjet që ndihmojnë për të kursyer

Video

Gatimi me diell dhe dushi me gjëmba, këto janë 5 shpikjet që ndihmojnë për të kursyer

Gatimi me diell dhe dushi me gjëmba, këto janë 5 shpikjet që ndihmojnë për të kursyerL. Çela

Kuriozitete

Shkenca dhe njerëzimi po zhvillohen me një ritëm të shpejtë.

Fatkeqësisht, burimet tokësore po përdoren jashtëzakonisht shumë dhe kjo bën që pak nga pak ne të rrezikojmë ekzistencën tonë duke mos u kujdesur për ripërtëritjen e tyre.

Investitorë të ndryshëm kanë vite që i mëshojnë idesë së mbrojtjes së tokës dhe ruajtjes së gjithçkaje që nuk është kurrë me tepri.

Kështu, shumë gjëra po përdoren për të ndihmuar veten tonë. Ne mund të jetojmë në një planet pa e shkatërruar atë. Ja disa shembuj:

1. Dushi me gjëmba

foto 1 dush

Ky "ushtar i blertë" që shihni në foto është ideali për t'ju treguar se uji nuk duhet shpërdoruar në asnjë rast. Kur jeni duke bërë dush, pajisja ju lejon të qëndroni aty për vetëm katër minuta. Po e teprove, nuk falesh! Pra, kështu merr leksionin e duhur: kurse ujin!

2. Enë gatimi … diell

foto 2 gatues me diell

Nuk është thjesht mënyrë të thëni apo ide për të ardhmen. Duke përdorur enën e gatimit me diell mund të gatuash çfarë të duash duke u bazuar vetëm te dielli. Ato kushtojnë pak dhe të bëjnë të ndihesh mirë. Si i bëhet kur po bie shi? Epo… flasim herën tjetër!

3. Pastruesi i oqeanit

Tonite in @portadriano 💪🌏🐟 #innovate #environment #startup #impact

A post shared by Seabin Project (@seabin_project) on

Kjo pajisje është ndërtuar nga dy sërfista austrialianë, me qëllim pastrimin e ujit të oqeanit. "Seabin Project" mbledh plehrat dhe punon si filtër uji. Mund të instalohet kudo ku ka ujë.

4. Energji me mbetje organike

Homebiogas është një sistem për riciklimin e ushqimit dhe mbetjeve të tjera organike. Përveç kësaj, ai prodhon energji të pastër. Homebiogas ka nevojë vetëm për rrezet e diellit dhe mbetjet e ushqimit për të prodhuar 2 orë gaz.

5. Uji që hahet

foto 4 uje

Ooho është një shishe uji e krijuar e gjitha me bimë dhe alga deti. Mund të marrë çfarëdolloj ngjyre dhe praktikisht nuk ke pse mban më shishe uji me vete. Ajo është një sferë krejt e vogël dhe të duket sikur po ha ujë.

Marrë nga "Bright Side" / Përshtatur nga JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top