Video
Pedagogu nxjerr blof Ramën: Buxhet 1 miliard lekë? Studentët po nxihen nga i ftohti
Pedagogu nxjerr blof Ramën: Buxhet 1 miliard lekë? Studentët po nxihen nga i ftohtiL. Çela
Lajme
Edi Rama e ka injoruar tërësisht arsimin gjatë pesë viteve të tij si kryeministër.
Kjo nuk do as mend as kalem, por për të krijuar një përshtypje më të saktë JOQ.al ju fton të lexoni një postim në Facebook të pedagogut të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gjok Vuksani.
Ai thekson se Projekt-Buxheti prej 1 miliard lekësh i parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm parashikon zero investime për universitetet publike.
Ja çfarë shkruan Vuksani:
Buxheti i shtetit u miratua! CONGRATULATIONS! Çfarë sjell ai për universitetet publike? 0 rritje page për profesorët! 0 para për kërkimin shkencor! 0 para për laboratore! 0 para për praktikat profesionale të studentëve!”
Sipas Vuksanit, ky buxhet parashikon rritjen e tatimit mbi të ardhurat deri në 23% e ekspertizës së pedagogëve, kur universitetet shqiptare praktikisht nuk kanë asgjë.
Nuk kemi një projektor për të dhënë mësim. Nuk kemi një fotokopje. Nuk kemi një printer. Studentët nxihen nga të ftohtët në sallën e leksionit. Rroftë Partia! Rroftë qeveria! Po bëjmë shtet. P.S.: Ku shkojnë paratë e buxhetit?!"
JOQ.al