Video
“Dua të martoj mamanë 61 vjeçe me një burrë që ka 100 mijë euro pasuri”, mesazhi i çuditshëm
"Dua të martoj mamanë 61 vjeçe me një burrë që ka 100 mijë euro pasuri", mesazhi i çuditshëmA. Shehaj
Kuriozitete
Rovena është një zonjë, e cila ditën e sotme i ka bërë një surprizë të ëmës në emisionin e Ardit Gjebresë. Ajo vetë është jë grua e divorcuar, ka dy fëmijë dhe ka krijuar një jetë të re me një bashkëshort gjerman.
I ati i ka ndërruar jetë, ndërsa në mesazhin e saj surprizë, Rovena kërkon që t'i gjëjë të ëmës një burrë që ka 100 mijë euro pasuri.
Rovena thotë:
Nëna ime ka vuajtur shumë, nga ana e njerëzve të saj, nga ana e njerëzve të babit. Ndarjen time e ka përjetuar shumë keq. Dhe kur u ktheva i thashë, ‘nënë a do ma hapësh derën që të futem’? Nëse ti, i thashë, nuk më pranon nga njerëzit, mba njerëzit mos më mba mua. Unë atëherë po marr çantën dhe po largohem dhe ti më harron përgjithmonë. Dhe nëna ime nuk dëgjoi njerëzit. Ajo më pranoi mua dhe jam shumë e lumtur. Mami ka 12 vjet pa babin, është 61 vjeç.
Ardit Gjebrea: Po pse do që ta martosh mamin?
Rovena: Sepse mami im, kur isha 17 vjeç më detyruan që të martohesha, dhe unë dua ta martoj tani mamin.
Rovena thotë se shpesheherë kanë bërë shaka dhe mamaja e saj nuk pranon që të martohet përsëri. Por, shton se nëse do të pranojë, do ta bëjë për një burrë që të ketë 100 mijë Euro.
Stafi i emisionit i ka bërë një surprizë dhe ka gjetur një burrë të quajtur Kujtim, i cili shkon në studio. Ai ka me vete një valixhe me 100 mijë Euro. Sigurisht ai luan rolin pasi mëson disa të dhëna rreth jetës së të ëmës së Rovenës.
Në studio pranon të vijë edhe mamaja e Rovenës, zonja Bukurie, e cila nuk ka dijeni se çfarë surprize e pret.
Në ekran shfaqet “burri i ardhshëm” i zonjës Bukurie.
Ardit Gjebrea: E njeh?
Zonja Bukurie: Jo!
Ardit Gjebrea: Dëshiron të dëgjosh mesazhin e tij?
Zonja Bukurie: Jo! Unë nuk e njoh, çfarë mesazhi do pres.
Ardit Gjebrea: Ti dëgjoje njëherë, le të flasi.
Zonja Bukurie: Po mirë, le të flasi.
Ardit Gjebrea: Urdhëroni zotëri….
Zonja Bukurie: Jo jo, nuk dua të flasi fare.
Por, sapo shikon valixhen me plot 100 mijë Euro, zonja Bukurie pranon që zotëria të flasë.
Ardit Gjebrea: Ti vijë zëri zotit 100 mijë Euro, të flasë?
Zonja Bukurie: Po…
Zoti Kujtim: Përshëndetje. Mirë je?
Zonja Bukurie: Mirë.
Zoti Kujtim: Babai a të quhet Sejdin?
Zonja Bukurie: Po
Zoti Kujtim: Mamaja e kishte emrin Bajame?
Zonja Bukurie: Po.
Zoti Kujtim: Ti punoje një kooperativë atëherë kur ishe e re në Kreshpan, qepje duhan. Unë atëherë isha i ri, punoja në fermë e të shikoja. Kam kaluar 40 vjet, nuk ke faj, nuk mban mend. Kam qejf që të bashkohemi bashkë, të kalojmë jetën.
Zonja Bukurie: Jo jo, s’bëhet llaf.
Ardit Gjebrea: Po ka 100 mijë Euro aty.
Zonja Bukurie: Jo nuk e dua. Nuk dua jo 100 mijë, po miliarda të ketë. Nuk më pëlqen as pasuria asnjë gjë, përveç fëmijëve të mi.
Në këtë moment, në ekran shfaqet edhe vajza e zonjës Bukurie, e ulur përkrah “kandidatit për burrë” dhe i thotë përse nuk pranon kur i kishte thënë që do të donte 100 mijë Euro.
Zonja Bukurie shprehet se bënte shaka dhe nuk do as burrë dhe as pasuri, por vetëm fëmijët.
Por, vajza i dha këtë mesazh:
Ti e di që të dua shumë. Unë të dua më shumë se jetën time, ti je gjithmonë aty me fëmijët e mi. Pavarësisht se unë ndonjëherë rri me fëmijët shumë pranë, por mos harro, unë të kam ty, kam Idin, pastaj kam Klajdin dhe ti je gjithmonë në zemrën time. Edhe si falenderim, por edhe si falje. Të më falësh sepse këto tre vitet e fundit unë të kam mërzitur shumë. Mamin e kam mërzitur sepse siç u njoha me këtë burrin gjerman u detyrova që të shkoj atje dhe nuk mund t’i merrja dot fëmijët dhe ia lashë mamit në shtëpi. Mami mos harro që ti je pjesa e jetës sime”.
Pas këtij mesazhi, nënë e bijë u përqafuan ndërsa burri me 100 mijë Euro mbeti vetëm një shaka.
JOQ.al