Connect with us

Thotë se po e vret vetmia, miliarderi i njohur rrëfehet: E kam shtratin bosh

Video

Thotë se po e vret vetmia, miliarderi i njohur rrëfehet: E kam shtratin bosh

Thotë se po e vret vetmia, miliarderi i njohur rrëfehet: E kam shtratin boshD. Cani

Kuriozitete

Miliarderi Elon Musk, drejtor ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX ka folur për herë të parë për jetën e tij personale, duke treguar se nuk është i lumtur.

Në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, Musk u shpreh se ndihet mjaft i vetmuar.

Ai foli dhe për ish-partneren e tij Amber Heard për të cilën tha se e donte shumë.

Ai u shoqërua me të rreth një viti më parë, por më pas u ndanë dhe tashmë thonë se janë miq të mirë.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në këtë intervistë, është fakti se miliarderi shprehet se nuk është i lumtur.

Ai ndihet mjaft i vetmuar dhe nuk di ç’të bëjë për të mposhtur këtë vetmi.

Musk ka thënë për revistën Rolling Stone:

Nëse nuk jam i dashuruar, nëse nuk jam me partner afatgjatë, nuk mund të jem i lumtur. Unë nuk do të jem kurrë i lumtur nëse do jem vetëm, të flesh gjumë vetëm, të vret. E imagjinoni të zgjoheni vetëm, të lëvizni nëpër korridor e gjithë ambienti të jetë bosh, asnjë zhurmë, asnjë fjalë nga dikush, vetëm një jastëk në krevat?”

Kjo është ndoshta një provë e pastër e asaj që: Mund të kesh të gjithë pasurinë e botës, por nuk të bën të lumtur nëse nuk ke njerëz pranë.

Vlerësoni njerëzit dhe jo paratë!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top