Video
Kosova votoi, Exit Polli-i: Në Prishtinë fiton Shpend Ahmeti
Kosova votoi, Exit Polli-i: Në Prishtinë fiton Shpend AhmetiA. Shehaj
Lajme
Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, sot u mbajt raundi i dytë, ku në balotazh për kryetar komunash në garë ishin 38 kandidatë. Balotazhi u mbajt në këto 19 komuna.
Ndërkohë, Klan Kosova ka organizuar sërish një Exit Poll. Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, duke paralajmëruar rezultatet ka thënë se Exit Polli ka përfunduar në 18:10 dhe janë rezultat për 11 komuna.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 40 për qind.
Rezultatet për komuna sipas Exit Poll janë:
Ferizaj – fiton PDK
Vushtrri – fiton LDK
Klinë – fiton PDK
Prishtinë – VV
Mitrovicë – AKR
Gjakovë – AAK
Prizren – PDK
Gjilan – LDK
Suharekë – AAK
Istog – LDK
Rahoveci ende nuk dihet.
JOQ.al