Video
U tha të lëviznin makinën se kishin bllokuar rrugën, “trimat” e Report Tv rrahin shoferin e urbanit
U tha të lëviznin makinën se kishin bllokuar rrugën, “trimat” e Report Tv rrahin shoferin e urbanitD. Cani
Vec-e-jona
Një skenë mjaft e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Raportuesit thonë për JOQ.al se një shofer i televizionit “Report Tv” së bashku me një tjetër person, u përplasën me një shofer urbani të linjës Qendër – Sauk – TEG.
Edhe pse ishin në faj, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të makinave, “trimat e Report Tv” u janë hedhur në sulm shoferit të urbanit, kur ky i fundit u ka kërkuar që të lëviznin me mirësjellje.
Raportuesit thonë për JOQ.al:
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 te “Rruga e Elbasanit”.
Trimat e Report Tv zihen me një shofer të linjës Qendër – Sauk – TEG. Një qytetar i ndershëm me familje i thotë shoferit të makinës së Report Tv: Të lutem largohu se ke shkaktuar trafik.
Ai i tregon gjoksin duke i thënë: Kush je ti ç’të duhet ty.
Aty bashkohet edhe tjetri ta rrahin.
Edhe pse erdhi policia pas ca minutash, prapë filluan të ziheshin.
Më poshtë pamjet:
JOQ.al