Video
Sëmundja e rrallë e la mbipeshë, ylli i Gjermanisë: Të vërtetën e mësova në Google
Sëmundja e rrallë e la mbipeshë, ylli i Gjermanisë: Të vërtetën e mësova në GoogleL. Çela
Sport
Mario Götze është "shpëtimtari" i Gjermanisë, njeriu i cili i dha kombëtares së tij titullin e katërt kampion bote, por vitin e fundit ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë.
Mesfushori, i cili aktualisht luan te Borussia Dortmund, në janar është kuptuar se prej disa vitesh ka pasur çrregullime metabolike, të cilat ndikonin që të ishte mbipeshë.
Problemi i tij tani i takon së kaluarës, sepse është mirë, por kur ka mësuar se çfarë kishte 25-vjeçari ka mbetur me gojën hapur.
Ai nuk e kuptonte nga se vuante, siç shprehet në një intervistë:
Seriozisht, fillimisht nuk e dija se ç’sëmundje kisha. M’u desh të kërkoja në Google dhe të bisedoja më shumë njerëz të afërt. Problemet me metabolizmin nuk janë diçka konkrete si dëmtimet në gju apo kavilje. Për fatin tim të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe tani jam i shëndetshëm”.
JOQ.al