Video
Nëse shoku juaj i ngushtë i ka këto 9 gjëra, mbajeni afër përgjithmonë!
Nëse shoku juaj i ngushtë i ka këto 9 gjëra, mbajeni afër përgjithmonë!D. Cani
Kuriozitete
Mund të kesh një listë të gjatë miqsh, mund të kesh popullaritet dhe mund të dukesh tip fantastik, por në të vërtetë vetëm një mund të jetë përgjithmonë.
Dhe nëse shoku/shoqja juaj i ngushtë i ka këto 9 gjëra, mbajeni afër përgjithmonë!
1-Është si “varr” kur bëhet fjalë për sekret
Një shok i mirë di si të mbajë edhe sekretin më të ëmbël
2-Ju ndihmon pavarësisht gjithçkaje
Nëse ziheni apo debatoni me dikë që shoku juaj s'e njeh, ai do jetë gjithmonë në anën tuaj edhe pse nuk është në dijeni të muhabetit fare.
3- Di çdo gjë të rëndësishme rreth teje
Shoku juaj më i mirë mund të listojë filmin tuaj të preferuar, ushqimin, këngën, fiksimin dhe mund t'i përgjigjet çdo pyetje rreth jush.
4- Ai ju bën të ndiheni mirë edhe në ditën më të keqe
Me verë, përqafim apo filmin tuaj të preferuar komedi, shoku juaj më e mirë di si t’ua ngrejë humorin.
5- Nuk ju gjykon për asgjë që ju bëni keq
Kur jeni me shokun tuaj të ngushtë prania e tij ju bën të ndiheni mirë edhe nëse jeni duke kërcyer, mirë apo keq, ai bën të njejtën gjë si ju.
6-Ka të njëjtin sens humori si tëndin
Çdo gjë që ju bën juve të qeshni, e bën edhe atë.
7-Është shumë i sinqertë
Do ju tregojë edhe të vërtetën më të hidhur.
8-I kupton veset tuaja
E bëjnë këtë sepse ju duan edhe në momentet më qesharake apo të këqija.
9-Ju bën të ndiheni 100% komodë
Është si “shtëpia” për ju.
JOQ.al