Video
Rekordi i ri në boks, nokauton kundërshtarin vetëm për 11 sekonda
Rekordi i ri në boks, nokauton kundërshtarin vetëm për 11 sekondaK. Demiraj
Sport
Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zolani Tete dhe Soiboniso Gonya ka hyrë në historinë e këtij sporti.
Kjo për faktin se Tetes iu deshën vetëm 11 sekonda për të hedhur në “Knockout” kundërshtarin e tij në këtë duel për titullin botëror duke vendosur një rekord historik.
Rekordi i mëparshëm ishte 17 sekonda dhe i takonte ish-kampionit të botës për peshat super të lehta Daniel Jimenez në përballjen me Harald Geier.
“E dija që Goniya nuk do të rezistonte, e ndjeja”, tha Tete.
Ai më pas konfirmoi dëshirën e tij për të sfiduar irlandezoveriorin Ryan Burnett, kampion bote në kategoritë IBF dhe ËBA për të unifikuar titujt.
JOQ.al