Connect with us

Krimet e rënda lënë në burg Sotën, prokurorët plasin bombën: 863 mijë eurot janë të Tahirit

Video

Krimet e rënda lënë në burg Sotën, prokurorët plasin bombën: 863 mijë eurot janë të Tahirit

Krimet e rënda lënë në burg Sotën, prokurorët plasin bombën: 863 mijë eurot janë të TahiritA. Naçi

Lajme

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 863 mijë eurove të gjendura në makinën e biznesmenit Ores Sota e kanë lënë këtë të fundit në masën arrest me burg. Ndërkohë, prokurorët e Krimeve të Rënda, të dosjes “Tahiri”, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj kanë dalë sot me një deklaratë bombë.

Ata kanë thënë se dyshojnë që paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit Ores Sota, lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo pasi, sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm.

Kujtojmë se brenda automjetit, në kohën e ndalimit nga policia, u gjetën një patentë e Tahirit dhe dy pasaporta detare, një e gruas së ish-ministrit dhe një e vetë atij.

Ndërkohë, nga shuma e sekuestruar prej 863 mijë euro, 250 euro ishin false.

Sipas prokurorëve kjo vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.

Në seancën e sotme kur biznesmeni ka dalë për masë sigurie, mbrojtja ka deklaruar:

Paratë janë të Lefter Sotës. Kishte folur me pronarin turk dhe administratorin për një sasi hekuri dhe paratë do ti linte si garanci.

Më tej, mbrojtja ka theksuar se sipas bisedave në whatsapp ishte dhënë OK për këtë gjë. Mbrojtja ka paraqitur edhe bisedat e zhvilluara me përfaqësuesit turq.

Sipas saj, paratë janë nga aksionet e shitura në një bankë, 1.3 milionë euro dhe i ka mbajtur në shtëpi. Gjykata ka dhënë vendimin e arrest me burg për Sotën.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top