Video
Zbardhen përgjimet e biznesmenit me shoferin, kush i kishte patentat e Tahirit
Zbardhen përgjimet e biznesmenit me shoferin, kush i kishte patentat e TahiritD. Cani
Lajme
Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 863 mijë eurove të gjendura në makinën e biznesmenit Ores Sota e kanë lënë këtë të fundit në masën arrest me burg.
“BalkanWeb” raporton se në seancë janë paraqitur edhe disa përgjime ambientale të të akuzuarit me shoferin e tij Leonard Almeta, të cilin Sota e pyet se si ka mundësi që dy patentat e ish-ministrit ndodhen në makinën e tij.
Shoferi i përgjigjet Sotës se patentat i ka lënë aty shoferi i ish-ministrit, Gentian Caka.
PERGJIMET
Sota: Kush i ka lënë aty patentat e ish-ministrit Saimir Tahiri?
Leonard Almeta: I ka harruar Gentian Caka… (shoferi i Tahirit)
Sota: Si i ka lënë ai aty ato…?
Leonard Almeta: Kot pa lidhje i ka lënë…
Më pas ka edhe një përgjim tjetër ku shoferi i Tahirit flet me shoferin e Sotës dhe pranon që patentat t’i ketë lënë ai në makinë.
JOQ.al