Video
“Bomba” e Bashës: Ky është politikani që e kapën “gafil” ndërkombëtarët, Rama e mbron
"Bomba" e Bashës: Ky është politikani që e kapën "gafil" ndërkombëtarët, Rama e mbronA. Shehaj
Lajme
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se pas ish-ministrit Tahiri, kreu i qeverisë, Edi Rama, po mundohet të mbrojë një tjetër politikan.
Bëhet fjalë për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, i cili, sipas Bashës, u kap "gafil" nga ndërkombëtarët duke blerë votat.
Basha u shpreh:
Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke blerë vota në telefon. Daku u premton tendera kriminelëve në këmbim të votave. Këto pazare të ndyra janë nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda. I kërkoj prokurorit të përgjigjëm nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin e Edi Ramës".
JOQ.al