Video
Ballist Morina vijon të jetë në burg, por vjen më në fund lajmi i shumëpritur për të
Ballist Morina vijon të jetë në burg, por vjen më në fund lajmi i shumëpritur për tëK. Demiraj
Sport
Pas frikës për ekstradimin në Serbi, vjen më në fund një lajm i gëzueshëm për Ballist Morinën.
Njeriu i dronit po qëndron i burgosur prej afro tre muajsh në Dubrovnik të Kroacisë.
Morina është bërë baba i një djali që do të mbajë emrin Flamur, në respekt të gjestit të babait të tij gjate ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku ngriti dronin me banerin "Autochtonus".
Sipas familjarëve, djali gëzon shëndet dhe lajmi i ka shkuar së pari Ballistit në qeli i cili tani ka edhe një arsye më të fortë për të luftuar për lirinë e tij.
JOQ.al