Video
E shkuara kriminale e “Dan Bilzeranit” të Shkodrës, zbulohen detaje të reja të tutorit të prostitutave
E shkuara kriminale e “Dan Bilzeranit” të Shkodrës, zbulohen detaje të reja të tutorit të prostitutaveD. Cani
Lajme
Detaje të tjera janë zbuluar për Rinard Tatën, i njohur si “Dan Bilzerani” i Shkodrës që shfrytëzonte vajza e gra për prostitucion.
Ai është akuzuar 18 vite më parë si bashkëpunëtor i ekzekutimit të dy vëllezërve Alibali në qytetin e Shkodrës dhe mendohet të jetë bashkëpunëtor i ngjarjes së 14 janarit 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër.
Tata dyshohet se bashkë me Behar Bajrin, u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur dhe Osman Alibali.
Megjithatë autori i vrasjes së dy vëllezërve nuk u gjet deri në vitin 2000, raporton BalkanWeb.
Atë vit çështja u rihap, dhe Tata u arrestua me akuzën e bashkëpunëtorit dhe qëndroi 5 vite në burg, por më pas u lirua sërish me vendim Gjykate për shkak të mungesës së provave.
Rinard Tata ka bërë tri herë ndryshim emri dhe mbiemri nga Tata në Tota si dhe nga Frederik në Rinard.
JOQ.al