Video
Detaje të reja/ Zhdukja e avokatit shqiptar, zbulohet shenja e dyshimtë për kufomën e gjetur në Leçe
Detaje të reja/ Zhdukja e avokatit shqiptar, zbulohet shenja e dyshimtë për kufomën e gjetur në LeçeF. Gjoni
Lajme
Vendi ku u gjet kufoma
Prokuroria e Leçes ka zbuluar detaje të reja rreth kufomës së gjetur më 6 nëntor në brigjet e Castros, e cila dyshohej se i përkiste avokatit shqiptar të zhdukur rreth dy javë parë, Besnik Muços.
Sipas hetimeve të deritanishme me shumë gjasa hidhet poshtë pista se kufoma i përket Muços, pasi është zbuluar një detaj i fortë i cili përmbys hetimet e mëparshme. Sipas “Report Tv”, mësohet se në këmbën e djathtë të kufomës është gjetur një protezë hekuri.
Pas kontaktit dhe marrjes në pyetje të familjarëve të avokatit, ish-prokuror gjatë qeverisjes së Berishës, është pohuar se ai nuk ka pasur asnjë protezë në këmbë. Po ashtu një tjetër detaj që i shtohet këtij rasti është edhe koha e qëndrimit të kufomës në det, e cila nuk përkon me humbjen e Muços.
JOQ.al