Video
Vdekje e rëndë në Tiranë, i riu gjendet pa jetë në një ndërtesë të braktisur
Vdekje e rëndë në Tiranë, i riu gjendet pa jetë në një ndërtesë të braktisurA. Shehaj
Lajme
Pas vdekjes së të bijës së aktorit Çun Lajçi nga mbidoza, në banesën e saj në Prishtinë, një tjetër person ka ndërruar jetë për shkak të konsumit të drogërave të forta.
Këtë herë bëhet fjalë për një të ri në Tiranë, i cili është gjetur pa jetë në një ndërtesë të braktisur në rrugën "Llambi Bonata".
I riu 32-vjeçar me inicialet A.T. dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së heroinës.
Grupi hetimor pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta.
JOQ.al